Emma Stone do të bëhet nënë.
Pas shumë thashethemeve se ajo është shtatzënë, aktorja 32 vjeçare është parë duke përkëdhelur barkun e saj të rrumbullakosur ndërsa po shëtiste me një mikeshë, transmeton Klan Kosova.
Së fundmi, ajo është parë më 30 dhjetor duke marrë ajër të pastër në Los Angeles.
Ky do të jetë fëmija i parë për aktoren dhe burrin e saj Dave McCary. Martesa e tyre për herë të parë u konfirmua në shtator pas zërave se ata u kurorëzuan fshehurazi vitin e kaluar.
Emma kohëve të fundit u tërhoq nga një film i profilit të lartë.