Sot do të zhvillohet meçi i madh i boksit profesionist ndërmjet Anthony Joshuas dhe Kubrat Pulev.
Ndeshja e cila ishte parparë të zhvillohej me 25 korrik, u anulua si shkak i masave të Covid-19, shkruan IndeksOnline
E kështu sonte duke filluar nga ora 22:30, ky meç do të zhvillohet në praninë e një numri të vogël të tifozëve në stadiumin ‘Wembley’.
Kujtojmë se gjatë matjeve zyrtare, ndodhi një incident i vogel mes boksierëve, ku lë të kuptohet se do të jetë një meç fantastik.