Shorti për kualifikimet për Kupën e Botës do të mbahet më 7 dhjetor, ndërsa Kosova gjenden në vazon e pestë.
‘Dardanët’ në vazon e pestë janë së bashku me Armeninë, Qipron, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Estonin, Kazakistanin, Lituaninë, Letoninë dhe Andorrën.
Shqipëria gjendet në vazon e katërt.
Skuadrat më të mira evropiane janë të vendosura në vazon e parë, me Belgjikën, Francën, Anglinë, Portugalinë, Spanjën, Italinë, Danimarkën, Kroacinë, Gjermaninë dhe Holandën, shkruan lajmi.net.
Shorti më i lehtë i mundshëm për Kosovën: Danimarkë, Rumani, Hungari, Luksemburg, San Marino.