Pas suksesit të këngës “Fytyrë e Bardhë”, këngëtari shqiptare i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Dini ka lansuar tani edhe një një tjetër projekt. Bëhet fjalë për këngën “Vrasje” e cila është një baladë e shoqëruar edhe me nje super videoklip.
Për tekstin dhe muzikën u përkujdes Kreshnik Avdiu ndërsa orkestrimin e bëri Arti Rec.
Dini, në boten e muzikës po hyn me hapa të sigurte i cili shumë shpejtë do të angazhohet edhe nëpër mbrëmje rinore dhe ahengje të shumta familjare.
Ai premton se do të sjellë edhe shumë këngë te reja dhe bashkëpunime.
Dini, tha për Telegraminsot.com se po punon shumë që të jetë në trendin e kërkuar të muzikës nga adhuruesit, e padyshim që suksesi nuk do ti mungojë.
Ne i dëshirojmë sukses Dinit, dhe e presim me risit e bashkëpunimet e reja.