Eris Abedini ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin Granda në Spanjë.
Mesfushori nga Kosova, ka bërë një hap të madh në karrierë pasi largohet nga Lugano dhe liga Zvicrane për të kaluar në kampionatin spanjoll,
Ky transferim vjen pas angazhimit të menaxherit shqiptar, Naim Bahtiri dhe bashkëpunëtori i tij Sasha Huet-Baranov që janë pjesë e kompanisë “FairSport”.
Agjentët në fjalë kanë nën menaxhim edhe shumë futbollistë të tjerë në Itali, Spanjë dhe vende të ndryshme evropiane teksa bashkpunojnë edhe me klubin Trepça ku përkujdesen për menaxhimin e futbollistëve të talentuar.
Kujtojmë se Eris Abedini është pjesë e Kombetarës së Kosovës U21 ku e mban edhe shirtin e kapitenit, shkruan Telegramisot.com