Një përplasje fjalësh ka ndodhur mes këngëtarit Labinot Rexha dhe Shkëlzen Jetishit-Xenit.
Rexha në një intervistë të dhënë së fundi kishte pretenduar se arsyeja e vetëvrasjes së muzikantit Behar Morina lidhet me krizën financiare që e shkaktoi pandemia.
Pas kësaj deklarate, Shkëlzen Jetishi në një reagim për Gazetën Express tha se arsyen e vdekjes së Morinës nuk e dinë as familja e as policia, ndërsa e quajti Rexhën ‘tallavagji’.
Nuk mungoi edhe këtë herë reagimi i Labinot Rexhës, i cili e akuzon Xenin për vjedhje të këngëve, ndërsa thotë se kanë hyrë në gjynah duke u marrë qytetarëve shuma të mëdha të parave për dasma.