Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu i është kthyer stërvitjeve të skuadra zvicerane, Zurich.
Kryeziu kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë duke këputur ligamentin në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran ndaj Luganos, ku ekipi i tij humbi 3-0.
Pas këtij dëmtimi, mesfushori i Kosovës u desh të hyjë në një operacion, i cili rezultoi me sukses.
Me kryerjen e operacionit, u lajmërua se Kryeziu pritet të mungojë rreth gjashtë muaj.Megjithatë, rikthimi i tij në ndeshje pritet të jetë më i shpejt sesa u mendua, pasi Kryeziu iu është kthyer stërvitjeve.