Mesfushori shqiptar Bastien Toma ka udhëtuar për në Belgjikë. Ai sot do të nënshkruajë kontratë me klubin e elitës belge Genk.
Toma 21-vjeçar është produkt i akademisë së Sionit. Ai që nga viti 2017 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Sionit.
KOHA mëson se Toma do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare. Shuma e transferimit do të jetë rreth 4 milionë euro.
Toma është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, por ende nuk ka vendosur nëse do ta veshë fanellën e Kosovës. Ai është pjesë e U-21 të Zvicrës.