Në konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës kanë aplikuar 18 kandidatë, ndër ta edhe ish-drejtori i këtij institucioni Bahri Berisha dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit, Ibrahim Xhaka.
Në listën prej 18 kandidatë janë në garë Betim Elezaj, Ardian Jashari, Bahri Berisha, Arlind Limani, Fetah Zejnullahu, Agim Nika, Ibrahim Xhaka, Bekim Mehmetaj, Bashkim Arifi, Agron Sadiku, Nehat Daki, Besim Curri, Gyltene Syla Kastrioti, Feim Brava, Ekrem Hajdari, Fatmir Miftari, Shkëlzen Mustafa dhe Agron Llugaliu.
Ministria e Financave ka shpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës më 3 gusht dhe është mbyllur më 1 shtator.