Zjarri që shpërtheu sot në mëngjes në hapësirat e ish Bankës Komerciale është lokalizuar. Nuk ka të lënduar. Ndërsa sipas të dhënave të para janë dëmtuar gjashtë zyra në katin e parë ku është vendosur Inspektorati Shtetëror i Ministrisë së Ambientit Jetësor, ndërkohë që është djegur edhe pjesa e jashtme e katit të dytë.
Në ndërtesën në fjalë është edhe Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE). Zjarri është lokalizuar në ora 08:50, ndërsa në shuarjen e tij kanë intervenuar 24 zjarrfikës me 9 automjete zjarrfikëse. Gjatë intervenimit vetëm një zjarrfikës është lënduar pas çka i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tani është në gjendje stabile.
Vlladimir Simonovski nga njësiti i zjarrfikësve deklaroi se intervenimi ka qenë i komplikuar për arsye se nuk ka funksionuar asnjë hidrant.
Shkaku i zjarrit sipas Simonovskit është instalimi elektrik.