Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, sot mund të bëhet futbollisti i parë në Kombëtaren e Portugalisë që arrin në shifrën e 100 golave, në duelin që do të zhvillohet kundër Suedisë.
Ronaldo deri më tani në fanellën portugeze ka shënuar 99 gola në 164 ndeshje të luajtura.
35 vjeçari, debutimin në kombëtaren portugeze e kishte bërë në vitin 2003, pikërisht në vitin kur ishte transferuar drejt Manchester Unitedit.