Kosova dje e filloi kampanjen në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Dardanët mbrëmë në Parma të Italisë u përballen me Moldavinë.
Takimi përfundoj 1 me 1.
Futbollisti i Moldavisë Ion Nicolaescu, i cili realizoi golin e epërsisë në këtë takim ka rezultuar pozitivë me COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.
Ademi tha se tani janë në kontakt me UEFA-n.
“Po sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi i Moldavisë i cili ka shënuar gol ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e bërë pas ndeshjes. Vlen të ceket se ai para ndeshjes e ka pasur testin negativ dhe atë dëshmi e ka lojtari dhe UEFA. Tani jemi në kontakt me UEFA-n dhe vendimi i epilogut të ndeshjes i takon atyre. Jemi duke jetuar në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk kemi informata të shumta rreth kësaj çështje. Ne do ta pranojmë dhe respektojmë çdo vendim të UEFA”.