Nënkampioni i Evropës në futboll, Paris Saint-Germain, ka bërë të ditur se tre futbollistë të tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ndërsa, mediumi francez,“L’Equipe”, ka zbuluar se futbollistët e prekur janë: Neymar, Angel Di Maria dhe Leonardo Parades.
Lojtarët janë rikthyer nga Ibiza e Spanjës, aty ku ishin për pushime pas finales së Ligës së Kampionëve, të zhvilluar disa ditë më parë.
Treshja në fjalë, do të karantinohet për një javë, deri në grumbullimin e 10 shtatorit, kur PSG takohet ndaj Lens, në kuadër të kampionatit francez.