Burrat me një pamje mesatare dhe asgjë të jashtëzakonshme, janë ndonjëherë më tërheqës për gratë, sidomos nëse kësaj i shton dhe një tip interesant dhe ndryshe. Për fat të keq, nuk është e njëjta nxitje nga ana e burrave
“Gratë me aftësi krijuese, por me fytyra më pak tërheqëse duket se penalizohen ndoshta, në një farë mënyre,” tha Christopher Ëatkins, një psikolog në Universitetin Abertay në Skooci, i cili kreu hulumtimin.
Ëatkins rekrutoi një grup vullnetarësh dhe iu tha të shihnin fotografi të burrave dhe grave, duke i vlerësuar secilin/ën prej tyre, vetëm në bazë të pamjes fizike. Më pas, ai dërgoi të njëjtat fotografi tek një grup tjetër vullnetarësh, por këtë herë iu tregoi atyre edhe të dhëna për karakteristika të ndryshme dhe krijimtarinë e secilit.
Rezultatet treguan se burrat me fytyra më pak tërheqëse morën një nxitje më të madhe në “konkurs” nëse kishin edhe një sens të mirë kreativiteti, apo diçka interesante.
Ëatkins zbuloi:
“Djemtë krijues me fytyra më pak tërheqëse ishin thuajse po aq tërheqës sa ata me portretet ë pashme, por që nuk ishin krijues dhe s’kishin ndonjë karakteristikë të veçantë.”
Mesa duket, për gratë ka aspekte më të rëndësishme se pamja fizike, të cilat edhe pa vetëdijen e tyre, e bëjnë personin që kanë përballë të duket më tërheqës edhe fizikisht.
Arsye të tjera se pse gratë tërhiqen nga meshkujt që nuk kanë pamjen e një modeli tipik, janë për shkak se kjo i ofron atyre më shumë siguri në marrëdhënie dhe më pak shqetësim se partneri i tyre po i tradhton ose do t’i tradhëtojë në të ardhmen. Ndërkohë, për shumë gra, pamja thjesht nuk është e rëndësishme dhe nuk i shqetëson ato aspak.
Rezultatet e eksperimentit, nuk janë të njëjta në anën e grave. Sipas tyre, pamja mbetet parësore. Krijimtaria gjatë zhvillimi të tij, nuk pati një ndikim domethënës për t‘i bërë gratë më tërheqëse.
Përfundimet e eksperimentit nuk janë absolute dhe studime të tjera kundërshtojnë shumë aspekte të tij, por sidoqoftë, tashmë dihet se paraqitja fizike mbetet një nga gjërat më subjektive dhe çfarë mund të duket bukur për dikë, mund të mos jetë aspak e tillë në sytë e dikujt tjetër./The Nation Thai