• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Gjithçka që duhet të dini rreth vaksinës kundër COVID-19

06/06/2022 - 13:43:20
Gjithçka që duhet të dini rreth vaksinës kundër COVID-19

Vaksina e Koronavirusit: Kur do të kemi një? Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, por ende nuk ka vaksina për të mbrojtur trupin kundër sëmundjes që ajo shkakton, Covid-19. Studiuesit mjekësorë po punojnë shumë për ta ndryshuar atë.

Pse është e rëndësishme vaksina e koronavirusit? Virusi përhapet lehtë dhe shumica e popullsisë së botës është akoma e prekur ndaj tij. Vaksina do të sigurojë mbrojtje duke trajnuar sistemin imunitar të njerëzve për të luftuar virusin në mënyrë që njerezit të mos infektohen.

Lexo më shumë

1 Qershori në Gjakovë do të jetë festë, dashuri e një zë i madh për fëmijët autik!

1 Qershori në Gjakovë do të jetë festë, dashuri e një zë i madh për fëmijët autik!

May 27, 2026
38
Heshtja ndaj fëmijëve me autizëm, alarm për shoqërinë: “Po injorohet një pjesë e së ardhmes sonë”

Kur politika kalkulon për veti me 50 mijë fëmijë autik në Kosovë

May 25, 2026
33

Çfare lloj përparimi është duke u bërë? Kërkimi shkencor po zhvillohet me shpejtësi të madhe. Rreth 80 grupe në të gjithë botën po kërkojnë vaksina dhe disa tani kanë filluar provat klinike. Prova e parë për një vaksinë u njoftua muajin e kaluar nga shkencëtarët në Seattle. Në mënyrë të pazakontë, ata janë duke anashkaluar çdo kërkim te kafshët për të provuar sigurinë dhe efektivitetin e tij.

Në Oksford po zhvillohet prova e parë në njerëz në Evropë e cila ka filluar me 1112 antarë – gjysma do të marrë vaksinën Covid-19 dhe pjesa tjetër do marrë një vaksinë kontrolluese e cila mbron nga meningjiti por jo nga koronavirusi.

Gjigantët farmaceutikë Sanofi dhe GSK janë bashkuar për të zhvilluar një vaksinë. Shkencëtarët australianë kanë filluar injektimin në urith me dy vaksina. Eshtë prova e parë gjithëpërfshirëse para-klinike që përfshin kafshët, dhe studiuesit shpresojnë ta testojnë tek njerëzit deri në fund të prillit. Sidoqoftë, askush nuk e di se sa efektive do të jetë ndonjë nga këto vaksina.

Kur do të kemi një vaksinë për koronavirusin? Një vaksine normalisht i duhen vite, ndonjëherë edhe dekada, për tu zhvilluar. Studiuesit shpresojnë të arrijnë një pjesë të punës vetëm në disa muaj. Shumica e ekspertëve mendojnë se një vaksinë ka të ngjarë të vihet në dispozicion nga mesi i vitit 2021, rreth 12-18 muaj pasi virusi i ri, i njohur zyrtarisht si Sars-CoV-2, fillimisht u shfaq. Ky do të ishte një studim i madh shkencor por nuk ka garanci nëse do të funksionojë. Katër koronaviruse tashmë qarkullojnë në qeniet njerëzore. Ato shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes dhe ne nuk kemi ende vaksina për asnjë prej tyre.

Çfarë duhet të bëhet akoma? Grupe të shumta kërkimore kanë krijuar vaksina të mundshme, megjithatë, ka shumë punë për të bërë. Provat klinike duhet të tregojnë se vaksina është e sigurt. Nuk do të ishte e dobishme nëse do të shkaktonte më shumë probleme sesa vetë koronavirusi. Provat klinike gjithashtu do të duhet të tregojnë se vaksina provokon një përgjigje imune që do t’i mbronte njerëzit nga ky virus. Për të prodhuar vaksinën në një shkallë të gjerë duhet të zhvillohen miliarda doza të mundshme. Provat klinike duhet ta aprovojnë atë përpara se të shpërndahet. Në fund do të jetë sfida e madhe logjistike e shpërndarjes se vaksinës në pjesën më të madhe të popullsisë në botë. Ky proces mund të zhvillohet më ngadalë. Nëse pak njerëz janë të infektuar, do t’ju duhet më shumë kohë për të treguar nëse vaksina do funksionojë në të vërtetë. Ideja për t’u dhënë njerëzve vaksinën dhe pastaj infektimi i tyre me qëllim (i njohur si një studim sfidë) do të jepte përgjigje më të shpejtë, por shihet si shumë e rrezikshme ndërsa ende nuk ka një trajtim të njohur.

Sa njerëz duhet të vaksinohen? Eshtë e vështirë të dihet ende pa e ditur se sa efektive do të jetë vaksina. Mendohet se 60-70% e njerëzve duhej të ishin imun ndaj virusit, në mënyrë që të ndalohej përhapja e lehtë e tij. Por kjo do të duhej të ndodhte në miliarda njerëz në mbarë botën nëse vaksina do funksiononte në mënyrë perfekte.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Si krijohet një vaksinë? Vaksinat tregojnë në mënyrë të padëmshme se si viruset ose bakteret (apo edhe pjesë të vogla të tyre) veprojnë në sistemin imunitar. Sistemi imunitar i trupit i njeh ata si një pushtues dhe mëson se si t’i luftojë ato. Atëherë nëse trupi është ekspozuar realisht ndaj këtyre organizmave, ai tashmë e di se çfarë të bëjë. Metoda kryesore e vaksinimit për dekada ka qenë përdorimi i virusit origjinal.Vaksina e fruthit, lythave dhe rubeolës bëhet duke përdorur viruse të dobësuara që nuk mund të shkaktojnë një infeksion të plotë. Puna për një vaksinë të re të koronavirusit është duke përdorur teknika më të reja dhe më pak të testuara, të quajtura vaksina “prize dhe luaj”. Për shkak se ne e dimë kodin gjenetik të koronavirusit të ri, Sars-CoV-2, kemi një plan të plotë për ndërtimin e tij.

Studiuesit në Oksford kanë vendosur pjesë të vogla të kodit të tij gjenetik në një virus të padëmshëm që infekton shimpanzetë. Ata shpresojnë se kanë zhvilluar një virus të sigurt që duket mjaftueshëm si koronavirusi për të prodhuar një përgjigje imune. Grupe të tjera janë duke përdorur copa të kodit gjenetik të papërpunuar (qoftë ADN ose ARN në varësi të vendndodhjes) të cilat, pasi të injektohen në trup, duhet të fillojnë të prodhojnë pjesëza të proteinave virale, të cilat sistemi imunitar përsëri mund të mësojë ti luftojë.

A do ti mbronte një vaksinë njerëzit e të gjitha moshave? Pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të jetë më pak e suksesshme tek njerëzit e moshuar, sepse sistemi imunitar tek njerëzit e moshuar nuk reagon; është më i dobët. Mund të jetë e mundur të kapërcehet kjo pengesë duke dhënë doza të larta ose duke bashkëshoqëruar një bar (ndihmës) që i jep forcë sistemit imunitar.

Kush do të kishte përparësi në marrjen e vaksinës ? Nëse zhvillohet një vaksinë, atëherë do të ketë një furnizim të kufizuar, të paktën fillimisht, kështu që do të jetë e rëndësishme të jepni përparësi. Punëtorët e shëndetësisë që vijnë në kontakt me pacientët Covid-19 do të kryesonin listën. Sëmundja është më vdekjeprurëse tek njerëzit e moshuar, kështu që ato do të kishin përparësi nëse vaksina do të ishte efektive në këtë grupmoshë. Sidoqoftë, mund të jetë më mirë të vaksinohen ata që jetojnë ose kujdesen për të moshuarit.

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institut jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (University of Oxford) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Dr. Detina Zalli (Pedegoge Senior) në Universitetin e Oxford-it.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

1 Qershori në Gjakovë do të jetë festë, dashuri e një zë i madh për fëmijët autik!
Këshilla dhe Zbulime Mjekësore

1 Qershori në Gjakovë do të jetë festë, dashuri e një zë i madh për fëmijët autik!

May 27, 2026
38
Heshtja ndaj fëmijëve me autizëm, alarm për shoqërinë: “Po injorohet një pjesë e së ardhmes sonë”
Lajme

Kur politika kalkulon për veti me 50 mijë fëmijë autik në Kosovë

May 25, 2026
33
Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër
Lajme

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
47
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
47
Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara
Lajme

Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara

March 13, 2024
114
Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët
Këshilla dhe Zbulime Mjekësore

Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët

January 25, 2024
223
Next Post
Bukuria e tmerrshme te kirurgjisë së trurit

Bukuria e tmerrshme te kirurgjisë së trurit

Më të fundit

  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi