Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 145 persona, ndërsa shërim kanë gjetur 216 të tjerë.
Numrin më të madh të rasteve pozitive e ka Shkupi (32) i pasuar nga Kumanova (15).
Kurse, gjatë periudhës së njëjtë kohore, si pasojë e virusit në fjalë, kanë ndërruar jetë dy persona.
Deri më tani, në Maqedoni të Veriut janë kryer gjithsej 151.706 teste për COVID-19. Ndërsa i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 14,600, numri i pacientëve të rikuperuar është 11,741, numri i atyre që humbën jetën është 606, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2253.