Një 19 vjeçar nga fshati Studenqan në komunën e Suharekës ka humbur jetën si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit.
Rastin në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj tha se sot rreth orës 12:42, Emergjenca në Suharekë ka informuar se viktima V.B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit.
Gjithashtu ai deklaroi se rasti është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’, pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e llojit ‘AK-47’.
“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”,tha Osmanollaj.