Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë që nga 13 marsi ka arritur në 13 mijë e 601.
Bazuar në raportin 24 orësh të së mërkurës në vendin tonë janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv kështu duke çuar numrin e vdekjeve në 533.
Në ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 9.792 raste, kurse i rasteve aktive është 3.276.