Në Spitalin e Gjakovës janë 42 pacientë të cilët janë duke u trajtuar për COVID-19.
Në raportin 24 orësh të Spitalit të Gjakovës është bërë e ditur se 25 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa gjashtë të tjerë janë në pritje të testimit.
Nga spitali kanë njoftuar se 28 pacientë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa tetë kanë dal negativ me virusin korona.