Futbollisti nga Kosova, Florent Avdyli, ka fituar trofeun e dytë në Shqipëri në dy muajt e fundit me skuadrën e Teutës së Durrësit, pasi dje në finale të Superkupës fituan duelin ndaj Tiranës me rezultatin 2:1.
Sipas 27 vjeçarit, çelësi i suksesit te skuadra durrsake qëndron te koponimi i mirë i grupit si nga ana taktike ashtu edhe teknike.
“Loja dje ndaj Tiranës është ditur se do të jetë e vështir, pasi kundërshtar është kampion aktual, por ne si edhe në tri ndeshjet e fundit kemi arritur të fitojmë me plotë meritë ndaj tyre. Angazhimi dhe dëshira nga ana jonë ka qenë e madhe për të fituar Superkupën, dhe më gëzon fakti se mbas sa vitesh pa trofe te Teuta, tashmë kanë ardhur Kupa dhe tani ky trofe që e fituam dje, e cila është e para në histori të skuadrës. Unë personalisht jam i kënaqur me këtë pasi qyteti dhe tifozët nga Durrësi e kanë merituar këtë”, tha fillimisht Avdyli për klankosova.tv.
“Çelësi i suksesit është grupi i skuadrës të cilin e ka krijuar Teuta, mbi te gjitha jemi një familje dhe jo vetëm koleg futbolli dhe padyshim këtu për të falënderuar është edhe presidenti i klubit të cilët na japin gjithmonë mbështetje jo vetëm në fitore por edhe kur kemi rezultate jo të duhura”