Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona të prekur me koronavirus.
Ndërkohë, lajmi është se në 24 orët e fundit janë ulur rastet e reja, ku nga 812 testime janë konfirmuar pozitivë 93 persona, shkruan A2 CNN.
Më herët, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 227 persona që është një numër rekord i personave të shëruar.