Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
525 raste të vdekjes të të prekurve me koronavirus janë regjistruar në vend.
Sipas raportit të së hënës të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 9.595 raste.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3.334