Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 58 pacientë me COVID-19.
Nga spitali kanë njoftuar se 40 nga ta janë në oksigjenoterapi, ndërsa 16 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në trajtimin me respiratorë gjenden 3 pacientë.
”4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.