Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 55 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 4 janë në Respirator, 41 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
“Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 546 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë”.
“38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”.
“7 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore”.
“416 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,425 analiza, ndërsa janë kryer 10 Operacione”, thuhet në njoftimin e spitalit në Facebook.