Për të katërtën ditë radhazi në Shqipëri numri i të shëruarve nga koronavirusi është më i lartë se numri i rasteve të reja por sërish këto të fundit janë më shumë sesa një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të reja pozitive në 803 testime të kryera, ndërsa janë shëruar 119 persona.
Ndërsa kanë ndërruar jetë 5 pacientë, ata janë një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak, shkruan Oranews.tv.
COVID-19 – Statistika (30 Gusht 2020)
Testime totale 62017
Raste pozitive 9380
Raste të shëruara 5139
Raste Aktive 3961
Humbje jete 280 (Qarku Tiranë 132, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 15, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)