• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Qeveria gjermane: Navalny mund të jetë helmuar

24/08/2020 - 16:47:44
Qeveria gjermane: Navalny mund të jetë helmuar

Prej ditësh opozitari më i njohur rus, Aleksej Navalny, ndodhet në koma dhe po trajtohet që nga fundjava në Berlin. Rasti i tij le shumë pyetje të hapura.

Pas transportit të kritikut të njohur të Kremlinit, Aleksej Navalny në Berlin në spitalin e njohur Charite në fundjavë, mjekët kanë kryer kontrolle të zgjeruara. Detaje për gjendjen e tij shëndetësore priten ndoshta gjatë të hënës, sipas Charite. Mjekët duan të shprehen pas përfundimit të kontrolleve diagnostifikuese dhe ujdisë me familjen. Sipas të dhënave të rrethit të afërt të tij, Navalny me gjasë është helmuar gjatë një fluturimi nga Tomsku, (20.08) ku ai pasi piu një çaj ra në koma dhe u detyrua të trajtohet me emergjencë në metropolin siberian Omsk.

Lexo më shumë

Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

May 24, 2025
13
Armëpushim?

Mbi 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

May 24, 2025
7

Qeveria gjermane ka sqaruar të hënën, se Aleksej Navalny që po trajtohet në Berlin nuk është i ftuar i qeverisë gjermane. Zëdhënësi, Seibert theksoi të hënën në Berlin, se “nuk ka ftesë zyrtare”. Kancelarja Merkel ka treguar vetëm gatishmërinë e saj, Navalnyt me gjasë të helmuar dhe me dëshirën e familjes t’i mundësohet udhëtimi për arsye humanitare. Transporti dhe trajtimi janë organizuar privatisht. Në Berlin klinika e Navalnyt ruhet nga nëpunës të Zyrës Federale të Kriminalistikës. “Në fund të fundit bëhet fjalë për një pacient, ndaj të cilit me gjasë mund të jetë ushtruar një sulm helmimi”, tha Seibert. “Prandaj ishte e qartë, që pas mbërritjes së tij, do të merreshin masa mbrojtëse.”

Dyshimi për helmim – pritja e provave

Po ashtu qeveria gjermane është shprehur të hënën për një helmim të mundshëm të Navalnyt. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert “për shkak se ka disa gjasa që mund të flitet për sulm helmues, mbrojtja është e nevojshme”. Qeveria gjermane ka kërkuar “transparencë të plotë” në sqarimin e rastit. “Dyshimi është, se Navalny është helmuar, për këtë ka disa raste të dyshuara në historinë më të re ruse”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Më i rezervuar është shprehur ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Kiev. Ai nuk do të bëjë ende deklarata për shkaqet e sëmundjes së Navalnyt. “Bëj pjesë tek ata, që vlerësimin e tyre e bazojnë tek faktet”, tha Maas gjatë një vizite në kryeqytetin ukrainas, Kiev. “Për rastin Navalny mungojnë ende shumë fakte, mjekësore, por me gjasë edhe kriminologjike, dhe duhet që t’i presim ato.”

Për kreun e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, EVP), Manfred Weber të duket “afër mendjes” që shteti rus ka të bëjë diçka më sëmundjen e papritur të kritikut të Kremlinit. Në median gjermane, Bild, në formatin televiziv “Pyetjet e duhura” ai tha të dielën, se beson, se presidenti rus, Putin në situatën aktuale “është i aftë për shumë gjëra.” “Këtu bën pjesë edhe eliminimi i njerëzve.”

Weber tha se Putini ndodhet aktualisht “nën presion”, duke iu referuar zgjedhjeve lokale në shtator në disa rajone në Rusi. Vlerat e sondazheve për presidentin dhe partinë e tij nuk janë të mira. Kësaj i shtohet stanjacioni i ekonomisë ruse. “Këta të gjithë janë faktorë që e vënë masivisht nën presion sistemin Putin”, ka thënë Weber. Sipas tij, krahas politikanit të njohur opozitar, Navalny ka edhe shumë njerëz në Rusi që po ngrihen kundër sistemit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës
Bota

Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

May 24, 2025
13
Armëpushim?
Bota

Mbi 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

May 24, 2025
7
Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza
Bota

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

May 22, 2025
39
“Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani
Bota

“Gati për luftë me Rusinë”: Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani

May 22, 2025
36
Ukrainasit e vrasin snajperistin ‘më të mirë’ rus
Bota

Ukrainasit e vrasin snajperistin ‘më të mirë’ rus

May 21, 2025
16
Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike që mund të bëhet
Bota

Çka dihet për shëndetin e Bidenit?

May 20, 2025
9
Next Post
16 të ndaluar për 48 orë

16 të ndaluar për 48 orë

Më të fundit

  • Shpallen fajtorë personat që grabitën Kim Kardashian në Paris
  • Berisha: 28 deputetë të PS-së u zgjodhën nga votat e krimit
  • Prokuroria e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një spiuni i cili punoj për BIA-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi