Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 224 pacientë kanë marrë trajtimin emergjent shëndetsorë.
Kurse, 43 pacientë janë në Oksigjeno treapi, prej tyre 16 janë në gjendje të rëndë.
“6 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 58 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.
Poashtu bëhet e e ditur se 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Përgjatë kësaj periudhe në këtë spital kanë qenë 4 lindje të gjitha normale, ndërkaq 170 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,4130 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 128 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 95 Rëntgena, 22 EHO dhe 11 CT-ja.