Gjashtë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në zonat e banuara me serbë në Kosovë, ndërsa 18 persona janë shëruar.
Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, epidemiologu Aleksandar Antonijeviq
Që nga fillimi i pandemisë, janë testuar 4,400 njerëz, nga të cilët 950 persona janë konfirmuar se kanë virusin korona.
Aktualisht, 371 raste janë aktive, ndërsa 542 persona janë kuruar.
Deri më tani, 36 njerëz kanë vdekur në zonat e banuara me serbë në Kosovë.