Dikur vetëm një velinë e “Fiks Fare”, ndërkaq sot një nga vajzat më të famshme të botës së televizionit dhe spektaklit, shkruan “Kosovarja”.
Luana Vjollca ia ka dalë që ti realizoj të gjitha aspiratat e saj e të shndërrohet në atë që ka dashur gjithmonë, në një yll televizioni.
Presantuesja e shout televiziv më të ndjekur në spektrin medial shqiptar “Shiko kush Luan”, së fundi është rikthyer edhe me një projekt të ri muzikor, duke e konfirmuar se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kënga.
Ndërkohë, stili i saj mbetet tejet i pëlqyer dhe luksoz. Vetëm një palë bikine të Luanes të markes Burrberry, kushtojnë mbi 350 euro, ndërkaq syzet Tom Ford 260 euro, shkruan “Kosovarja”.