Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 11.545 raste me 410 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.792.
Gjatë së hënës në vend u shënuan edhe 129 raste të reja të infektimit me virusin korona.
Me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 është Prishtina ku vetëm dje janë shënuar edhe 45 raste të të infektuarve me këtë virus.