Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 129 të reja me COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve është 152.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 120 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në raport.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 11 mijë 545 raste nga 44.433 persona të dyshimtë në virusin korona.
Deri tash ky virus në vend ka marrë jetën e 410 personave, ndërkaq shtatë mijë e 343 janë shëruar.