Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të vdekjes dhe se janë konfirmuar 141 raste të reja me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 44 raste,komuna Gjilan 17 raste,komuna Pejë 14 raste,komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste,komuna Gjakovë 6 raste,komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste,komuna Vushtrri 3 raste,komuna Lipjan 2 raste,komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.
Me këto raste, numri i të infektuarve që nga 13 marsi ka arritur në 11 mijë e 416, me gjithsej 401 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
IKShPK’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 230 pacientëve.
“Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar një rekord prej 294 mijë e 237 raste reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Në raportin e publikuar me 15 gusht, organi shëndetësor i Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se në të gjithë botën janë 21 milionë të prekur.
Në të njëjtin dokument u raportuan 9 mijë e 985 vdekje të reja nga COVID-19, duke çuar numrin total në të gjithë botën 775 mijë e 786 vdekje.
Të dhënat e OBSH-së përfshijnë vetëm rastet e konfirmuara zyrtarisht dhe vdekjet.