Sot ka ndërruar jetë infermierja e repartit të infektives në Pejë, Shkurte Gecaj.
Gecaj ka qenë e infektuar me COVID-19 dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë kësaj beteje, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur spitali i përgjithshëm në Pejë.
“Pas një beteje me COVID-19, fatkeqësisht sot humbi jetën Infermierja e Repartit të Infektives Shkurte Gecaj. Kolegia jonë do të mbahet mend si punëtore e madhe dhe gjithmonë e gatshme ti shërbejë pacientëve”.
“Përgjatë 42 viteve të punës dhe deri në koment të fundit të jetës ishe afër pacientëve Kolegët tuaj nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, do të ju kujtojnë përjetë ashti siç ishe punëtore, e urtë, e afërt për të gjithë”.