Pas qëndrimit në Kosovës, mjeku Ilir Arifi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Gjermani.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ka simptoma serioze si pasojë e infektimit me koronavirus.
“Duke pasur për qellim senzibilizimin e masës për seriozitetin e sëmundjes COVID-19, ju njoftoj se në dy testime të realizuara në Gjermani, pas kthimit nga Kosova kam rezultuar SARS-Cov-02 pozitiv dhe poashtu kam simptoma serioze”.
“Ata që e kanë kaluar dhe poashtu ata qe janë duke u përballur me këtë virus e dijnë seriozitetin e tij.
Ju lutem bëni kujdes të shtuar”.