17 pacientë me koronavirus, e që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ka njoftuar ky spital në raportin ditor për të premten.
7 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Aktualisht në këtë spital po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. 39 pacientë janë me oksigjenoterapi e 17 në gjendje më të rëndë, thuhet sipas njoftimit.
Pesë mjekë, 17 infermierë e tre punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me COVID-19