Në Spitalin e Pejës po trajtohen 57 pacientë me COVID-19. 40 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, ndërsa 12 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.
Me COVID-19 janë infektuar edhe 5 mjek, 16 infermierë dhe tre punëtorë të personelit shëndetësorë.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, kanë njoftuar se 9 pacientë janë shëruar nga virusi korona.
Ky është njoftimi i plotë:
9 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe të gjitha lindje kanë qenë normale. Kanë lindur 6 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
172 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,990 analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione.
Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 116 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 83 Ekzaminime të Rëntgenit, 20 EHO dhe 13 CT.