Jennifer po i mbush të 30-tat.
Aktorja Jennifer Lawrence, ka filluar përgatitjet për ditëlindjen e saj të 30-të.Jennifer sipas planeve do të festojë ditëlindjen me miqtë e fëmijërisë në Kentucky dhe më vonë në vilën e saj në Los Angeles.
Fillimisht aktorja kishte planifikuar të festonte ditëlindjen në Greqi me burrin e saj Cooke Maroney, me të cilin u martua tetorin e kaluar.
Por siç raporton The Mirror,Lawrence ka vendosur të argëtohet në një festë me familjen në shtëpinë e saj në Kentucky dhe me miqtë që e kanë njohur gjatë gjithë jetësNdërkohë më vonë, atë e pret edhe një festë tjetër me kolegë dhe yje të Hollywood-it në Los Angelos.
Të ftuara në festë do jenë edhe Emma Stone, Amy Schumer e Adele