Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, pritet të jetë goditja e madhe e Lazios në fazën ofanzive në këtë afat kalimtar të verës pasi siguroi një vend në grupet e Ligës së Kampionëve.
Siç shkruan Lazionews, sulmuesi prizrenas ka mahnitur me paraqitjet e tij drejtorin sportiv të klubit nga qyteti i Romës, Igli Tare.
Madje, ky medium ka bashkëangjitur historinë e sulmuesit duke shkruar se si erdhi nga lufta e ashpër në vendin e tij te një skuadër e madhe siç është Fenerbahce në Turqi.
Suksesi i Muriqit me Kombëtaren e Kosovës nuk kanë munguar së cekuri, ku në 23 ndeshje ka shënuar tetë gola duke qenë golashënuesi më i mirë i Dardanëve.
Për fund, Muriqi vlerësohet një goditje e madhe në partneritet me ‘Këpucën e Artë’ për këtë vit Ciro Immobile.