Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të regjistruar pesë milionë e 58 mijë e 464 raste të të infektuarve me koronavirus.
Janë 163 mijë e 100 persona që nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë këtij virusi deri tash, sipas të dhënave të Johns Hopkins University, transmeton Klan Kosova.
Të dhënat totale përfshijnë që të gjitha 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territore të tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.