• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rriten çmimet e konsumit, varfërohet xhepi i qytetarëve

11/09/2019 - 16:19:05
Rriten çmimet e konsumit, varfërohet xhepi i qytetarëve

Në Kosovë janë rritur sërish çmimet e produkteve bazike të konsumit ditorë, përkundër që pagat kanë shënuar një ngritje simbolike.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.5% në muajin gusht 2019, krahasuar me muajin korrik 2019.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
2
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
0

Sipas raportit më të ri të ASK-së, kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it qumësht, djathë dhe vezë (5.4%); kafe, çaj dhe kakao (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%), etj.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it perime me 2.6%, me një ndikim të këtij nëngrupi prej minus 0.1% në IHÇK.

Shkalla vjetore e inflacionit në gusht 2019, me muajin gusht 2018 ishte 2.7%. Kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra (14.0%); mish (4.1%); qumësht, djathë dhe vezë (2.8%); vajra dhe yndyra (1.4%), etj.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it pemë (-3.7%); shërbime për transport (-5.0%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk jep shpjegim konkret për faktorët që po ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

Ndërsa, përfaqësuesit e bizneseve rritjen e çmimeve e ndërlidhin edhe me taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, përkundër që Qeveria është zotuar për të mbajtur nën kontroll ngritjen e çmimeve pas taksës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Taksa ka ndikuar në ngritjen çmimeve të disa shërbimeve që lidhen drejtpërsëdrejti me konsum, por janë edhe faktorët tjerë që kanë ngritur çmimet në konsum, siç është ngritja e çmimeve në vendet prej nga Kosova importon produktet”, ka deklaruar Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini.

Përkundër që pagat në sektorin publik kanë shënuar një rritje simbolike, ngritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazike të konsumit ditorë, po e varfëron xhepin e qytetarëve.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
2
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
0
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
1
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
5
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
4
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
5
Next Post
Çfarë po ndodhë? Haradinaj anulon vizitën në Çeki

Çfarë po ndodhë? Haradinaj anulon vizitën në Çeki

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi