Qytetarët e Kosovës janë të zhytur në kredi. A.M nga Prishtina i cili punon në sektorin publik, thotë se ka 15 vjet që asnjë ditë të vetme nuk e ka kaluar pa kredi. E kujton kohën kur për herë të parë ishte punësuar në vitin 2004 dhe kishte marrë kredi në njërën nga bankat e Kosovës me norma të larta të interesit prej 14 për qind.
“Kur e nisa punën 15 vjet më parë, e nisa ne sektorin privat në Kosovë. Ishte e pa mundur që me pagën që merrja në vendin tim të punës tia dalë për të bërë dicka më shumë se sa nevojat elementare. Kisha nevojë për investime në shtepi, por i merrja 250 euro page dhe s’ja dilja dot. Vendosa me marr kredi për 5 vite, shuma që e mora si kredi mi lejonte vetëm 70 euro nga paga. Ishte e vështirë por mbaroi ajo kohë. Me kalimin e viteve, nevojat rriteshin e paga jo, prapë u detyrova të hyjë kredi dhe kështu vazhdoi, dhe sot e asaj dite kurrë pa kredi s`kam qenë. Vështirë boll por zgjidhje tjetër spo ka”, thotë A.M për Sinjalin.
Vlera e kredive që kosovarët kanë në bankat e Kosovës është e lartë. Sipas BQK-së, rreth tre miliardë euro është totali i kësaj vlere, ndërkohë që edhe depozitat kanë shënuar rritje prej 12.2 për qind dhe vlera e tyre ka arritur në 3.5 miliardë euro.
Gjysma e kësaj shume të kredive është shfrytëzuar nga ekonomitë familjare, thotë Banka Qëndrore e Kosovës, vlerë kjo e cila në fund të korrikut të këtij viti arriti në 1 miliardë e 67 milionë euro.
Kjo vlerë është rritur ndër vite, përderisa kur kishte nisur dhënja e këtyre kredive në vitin 2002, vlera totali ishte 5.7 milionë euro.
“Vlera e stokut të kredive për ekonomitë familjare deri në fund të korrikut të këtij viti arriti në, 1 miliard e 67 milionë euro.Deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, vlera e stokut të kredive ishte 998.5 milionë euro, thotë për Sinjalin, Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i BQK-së.
Në vijim gjeni të dhënat e kërkuara sipas viteve, të shprehura në milionë euro.
2017 897.8 milionë euro
2016 796.5
2015 694.3
2014 635.3
2013 563.9
2012 542.6
2011 510.9
2010 434.2
2009 343.5
2008 281
2007 200.6
2006 146.1
2005 126
2004 83.7
2003 39
2002 5.7
Profesori universitar i ekonomisë, Musa Limani, thotë se gjendja e përgjithshme ekonomike në Kosovë ka bërë që qytetarët e Kosovës të zhyten në kredi, ani pse sipas tij, në aspektin pragmatik nëse përdoret për qëllime të mira, kredia nuk është gabim, as për individin as për subjektet ekonomike.
“Momentalisht kredia paraqet një prej burimeve kryesore të ndërrmarjeve dhe qytetarëve. Normalisht ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të marrë kredi p.sh firmat e mëdha dhe institucionet publike mund të kenë burime kreditore nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, por mendoj që nuk ka subjekt ekonomik që mund të zhvillohet pa kredi. Për mua është e pa qartë, se si 3 miliardë euro janë dhanë kredi kurse depozitat janë 3 miliardë e gjysmë, d.m.th 500 milionë vlerë, prandaj bankat duhet që krejt potencialin financiar që e kanë ta japin kredi që të ndihmojnë prodhimin , edhe normalisht që kanë edhe fitimin e vet, por ndiihmojnë edhe në prodhim, në këtë rast kredia është pozitive”, thotë për Sinjalin, profesori Musa Limani.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës rritja e vlerës së kredive ka ndodhur pasi që norma mesatare e interesit në kredi të reja ka pasur ulje të vazhdueshme, sidomos viteve të fundit.
“Në vijim gjeni të dhënat për normën mesatare të interesit në kredi të reja për çdo vit.
2010 -13%
2011 -13%
2012 -12%
2013 -11%
2014 -rreth 11%
2015 -8%
2016 -rreth 8%
2017 -7%
2018 -7%
2019 -rreth 7% (deri në fund të muajit korrik)
Profesor Limani thotë se bankat kanë qenë dorëlira për dhënien e kredive pasi që sipas tij kthimi i kredive nga ana e kosovarëve është më efikasi në rajon, dhe se në Kosovë nuk ka kredi problematike.
Ai mendon se një faktor tjetër për rritjen e vlerës së kredive në vitet e fundit është edhe ulja e normave të interesit për dallim me atë se si ishin disa vite më parë.
“Normat e interesit momentalisht janë të arsyeshme, deri para 2-3 vitesh nuk ka qenë të arsyeshme, politikat kreditore kanë qenë më të ashprat ne rajon edhe pse jemi vendi më i pazhvilluar në rajon. Tash konkretisht nuk e di sa është por kanë ra dukshëm sillen 6 deri në 7, varet nga destinimi mandej për shtëpia dëgjova që është 2.7 për banesa tre e diçka, kështu që janë të arsyeshme, përndryshe deri tash nuk kanë qenë sepse politikat kreditore i kanë ngulfatë subjektet ekonomike. Normat e interesit shumë të larta, afati i kthimit ka qenë shumë i shkurtë kështu që bankat komerciale me një politikë të tillë kreditore kanë nxjerrë ekstra profit, prandaj edhe pagat në banka kanë qenë shumë të larta”, thotë Limani.
Të dhënat e Bankës Qëndrore të Kosovës flasin për rritje të shpejtë të vlerës së kredive për kosovarët në vitin 2019. Sipas BQK-së, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera totale e kredive të kosovarëve ishte 2 miliardë e 661 milionë eurove, dhe në këtë shumë prinin bizneset që kishin sasinë më të madhe të kredive me 1 miliard e 697 milionë euro, ndërsa ekonomitë familjare kanë marrë kredi nga bankat 958 milionë euro.
2017 897.8 milionë euro
2016 796.5
2015 694.3
2014 635.3
2013 563.9
2012 542.6
2011 510.9
2010 434.2
2009 343.5
2008 281
2007 200.6
2006 146.1
2005 126
2004 83.7
2003 39
2002 5.7
Profesori universitar i ekonomisë, Musa Limani, thotë se gjendja e përgjithshme ekonomike në Kosovë ka bërë që qytetarët e Kosovës të zhyten në kredi, ani pse sipas tij në aspektin pragmatik nëse përdoret për qëllime të mira, kredia nuk është gabim, as për individin as për subjektet ekonomike.
“Momentalisht kredia paraqet një prej burimeve kryesore të ndërrmarjeve dhe qytetarëve. Normalisht ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të marrë kredi p.sh firmat e mëdha dhe institucionet publike mund të kenë burime kreditore nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, por mendoj që nuk ka subjekt ekonomik që mund të zhvillohet pa kredi. Për mua është e pa qartë, se si 3 miliardë euro janë dhanë kredi kurse depozitat janë 3 miliardë e gjysmë, d.m.th 500 milion vlerë, prandaj bankat duhet që krejt potencialin financiar që e kanë ta japin kredi që të ndihmojnë prodhimin , edhe normalisht që kanë edhe fitimin e vet, por ndiihmojnë edhe në prodhim, në këtë rast kredia është pozitive”, thotë profesori Musa Limani.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e vlerës së kredive ka ndodhur pasi që norma mesatare e interesit në kredi të reja ka pasur ulje të vazhdueshme, sidomos viteve të fundit.
“Në vijim gjeni të dhënat për normën mesatare të interesit në kredi të reja për çdo vit.
2010 -13%
2011 -13%
2012 -12%
2013 -11%
2014 -rreth 11%
2015 -8%
2016 -rreth 8%
2017 -7%
2018 -7%
2019 -rreth 7% (deri në fund të muajit korrik)
Profesor Limani thotë se bankat kanë qenë dorëlira për dhënien e kredive pasi që sipas tij kthimi i kredive nga ana e kosovarëve është më efikasi në rajon, dhe se në Kosovë nuk ka kredi problematike.
Ai mendon se një faktor tjetër për rritjen e vlerës së kredive në vitet e fundit është edhe ulja e normave të interesit për dallim me atë se si ishin disa vite më parë.
“Normat e interesit momentalisht janë të arsyeshme, deri para 2-3 vitesh nuk ka qenë të arsyeshme, politikat kreditore kanë qenë më të ashprat ne rajon edhe pse jemi vendi më i pazhvilluar në rajon. Tash konkretisht nuk e di sa është por kanë ra dukshëm sillen 6 deri në 7, varet nga destinimi mandej për shtëpia dëgjova që është 2.7 për banesa mbi 3, kështu që janë të arsyeshme, përndryshe deri tash nuk kanë qenë sepse politikat kreditore i kanë ngulfatë subjektet ekonomike. Normat e interesit shumë të larta, afati i kthimit ka qenë shumë i shkurtë kështu që bankat komerciale me një politikë të tillë kreditore kanë nxjerrë ekstra profit , prandaj edhe pagat në banka kanë qenë shumë të larta”, thotë Limani.
Të dhënat e Bankës Qëndrore të Kosovës flasin për rritje të shpejtë të vlerës së kredive për kosovarët në vitin 2019. Sipas BQK-së, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera totale e kredive të kosovarëve ishte 2 miliardë e 661 milionë eurove, dhe në këtë shumë prinin bizneset që kishin sasinë më të madhe të kredive me 1 miliard e 697 milionë euro, ndërsa ekonomitë familjare kanë marrë kredi nga bankat 958 milionë euro.