Një zjarr ka shpërthyer në Indi në një qendër ku po trajtoheshin pacientët e infektuar me COVID-19.
Si pasojë e zjarrit kanë vdekur 10 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus.
Këtu po trajtoheshin rreth 20 persona të infektuar, të cilët u sistemuan nëpër spitale tjera, pasi u deshën gjysmë ore kohë për ta vënë nën kontroll zjarrin që shpërtheu aty, shkruan BBC.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.