Klina mirëpret kandidatin për deputet në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Brisha
Në takimin e mbajtur me strukturat dhe përkrahësit e kësaj partie në Klinë, ai foli për zhvillimin e vendit, aktivitet e njëpasnjëshme që do ti zhvillojë, duke iu dhënë përkrahjen e duhur të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Me këtë rast ai tha se do ti ndihmojë gjithë qytetarët për problemet e natyrave të ndryshme që hasin çdo ditë.
“Ndjehem shumë mirë kur ju takoj juve qytetarëve, sepse ato që po i bisedojmë, ua japë fjalë se do te realizohen ashtu siç premtuam.
Jam krenarë që para qytetarëve të mijë, përgjatë dy viteve kemi punuar për vendin tonë.
Është investuar e do të punohet në shtrimin e rrugëve, në zhvillimin e vendit, në sistemin e ujit të pijshëm, në largimin e mbeturinave në disa lokacione dhe siguritë rrugore.
Mirpo ndihem i zhgënjyer me rrethanat në të cilat ndodhet sot Kosova, ka thënë Bekë Berisha.
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se nuk do të ndalet, por të vazhdojë të japë kontributin maksimal për vendin dhe qytetarët