Në komunën e Bujanocit deri më tani janë konfirmuar 154 persona me COVID-19. Derisa që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit kanë vdekur 15 persona.
Në tri ditët e fundit janë konfirmuar 9 raste pozitive në Tërrnovc.
Kështu ka bërë të ditur, Llella Jovanoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, derisa ka mohuar se qytetarët nuk po trajtohen të barabartë.
“Ne jemi popull që nganjëherë beson e nganjëherë jo, derisa nuk i troket në derë, absolutisht nuk beson në sëmundje. Ende vazhdojnë të mbahen ahengje, edhe pse nuk është mirë. Dhe ajo që më brengos mua si punëtor shëndetësor dhe jo vetëm mua, por edhe shtëpinë e shëndetit dhe të gjithë kolegët e mi, apelojmë që pacientët me temperaturë të lajmërohen menjëherë tek mjeku. Ky është problemi kryesor, shkaku i të cilit kemi përhapjen e epidemisë dhe kjo vlen për të gjithë ambientet shumëkomunitetëshe, këtu hynë edhe romët, edhe serbët, edhe shqiptarët, të gjithë po gabojnë në këtë aspekt. Sa i përket sistemit shëndetësor që e përmendët, qytetarët e Bujanocit asnjëherë nuk kanë pas problem as me sistemin sekondar shëndetësor, e as me atë terciar. Çdo pacient është pranuar, në përgjithësi sistemi shëndetësor i Serbisë funksionon si njëshmëri, të gjithë pacientët janë të barabartë, të gjithë trajtohen njëjtë”.
Gjate vizitës në “Covid Ambulanten”, në Bujanovc, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se të gjithë ata që shkollohen në Kosovë do të jenë të obliguar të kthehen dhe të punojnë në vendin e tyre në Bujanovc.
“Lutja ime ishte për qytetarët edhe përmes kryetari që qytetarët të zbatojnë masat të kenë kujdesin ndaj vetës dhe familjes së tyre dhe profesionistëve shëndetësore. Përmes ndikimit tim si ministër të insistoj që qytetarët e këtij rajoni të marrin shërbimet shëndetësore dhe të mos ndihen të frikësuar edhe përtej Bujanovcit, sidomos ata që kanë nevojë për tretman mjekësor. Bashkërisht besoj që do t’ia dalim dhe do ta mundim pandeminë. Na duhet kujdes, respektim të masave mbrojtëse, na duhet përkrahje për personelin shëndetësor. Unë i ofrova kryetarit të komunës që atë pjesë që do ta kemi ta ndajmë edhe në shtëpinë e shëndetit këtu në Bujanovc. Unë sot kisha pasë dëshirë që t’iu shoh me veshjet mbrojtëse të gjithë juve stafit shëndetësor sepse duke mbrojtur juve, i mbrojmë edhe qytetarët e komunës se Bujanovcit”.
Zemaj ka vazhduar vizitën në Preshevë