Përmbaruesi privat që përfaqëson “DARDAFON.NET” ka urdhëruar bankën Raiffeisen Bank që nga llogaria e Telekomit të Kosovës brenda 60 minutave të bëjë ekzekutimin e borxhit kryesor, kamatës ligjore, shpenzimet e procedurës përmbarimore, shpenzimet kontestimore dhe zbatimin e efikasitetit të Zyrës Përmbarimore.
Në tërësi ky borxh kap shumën prej 26,789,532,62 euro.
“Me propozimin e kreditorit për lejimin e përmbarimit në Zyrën e Përmbaruesit Privat, i është propozuar Përmbaruesit Privat që përmbarimi të realizohet përmes mjeteve të debitorit në llogaritë bankare”, thuhet tutje në dokument.
Përmbaruesi privat Ilir Mulhaxha është vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku.