Pas 2 muaj mbyllje të plotë mijëra kafiteri e restorante po bëhen gati që nga data 18 Maj të nisin shërbimin ‘take away’, që sipas Petrit Kllokoqit, Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, kjo mbyllje ka shkaktuar jo pak dëme në gastronomi.
Kllokoqi për Reporteri.net përveç se ka foluar për pasojat që po sjell mbyllja dhe nevoja për një mbështetje tjetër në javët e muajt në vazhdim, i cili tha se 13 mijë të punësuar në rreth 3600 biznese të gastronomisë, të regjistruara në shoqatë, por ende asnjë, thotë
Kllokoqi nuk ka lajmëruar për falimentim.
Sipas Kllokoqit gjithsesi dëmi është shumë i madh nga mungesa e qarkullimit të parasë këta dy muaj.
Tutje Kllokoqi ka folur edhe për kushtet që do të aplikojnë në rihapjen e lokaleve, që sipas tij ky është një model austriak duke shtuar se këto janë kriteret e rëndësishme në menaxhimin e lokaleve në këtë kohë.
“Ne kemi apeluar në IKSHP që hapja të behet graduale dhe me disa kushte :
1) dezinfektim i rrënjësishëm
2) stafi të jenë të pajisur me dorëza dhe maska
3) të ketë dezinfektues në prani të çdo lokali
4) të mos kenë klientët qasje në shank
5) menytë të jenë një përdorimesh ose të dezinfektohen çdo herë
6) servisi ( pirunët, thikat, lugët, gotat ) mos të jenë të ekspozuara në tavolina, po të shërbehen bashkë me ushqimin ose pijet
7) distanca në mes të tavolinave të jetë 1,5 metër
menaxheri i lokalit duhet të mbaj rendin në lokal, në rast eskalimi të situatës, apo ndonjë dyshimi të ndryshëm të kontaktojë autoritetet përkatëse”, janë kushtet që pritet edhe të aplikohen nga data 1 Qershor.