U kritikua shumë në vend. Madje vendosjen e masës së reciprociteti e kritikuan hapur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E që nga heqja e tarifës e vendosja e reciprocitetit importi është rritur.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci shtoi se, importit është më i vogel se në periudhen para vendosjes së taksës nga qeveria Haradinaj,
Ndërkohë, në drejtim të Serbisë kanë nisur eksportin edhe disa kompani kosovare.
Vetëm këtë muaj, janë exportuar mallra në vlerë prej dy milionë euro në shtetin fqinjë.
Stavileci thotë se si doganë kishin marrë të gjitha masat parapërgaditëse për aplikimin e reciprocitetit.
Sipas tij, asnjë mall nuk mund të hyj në Kosovë pa i pasur të gjitha dokumentacionet e nevojshme, ku shkruan Republika e Kosovës.
Ndryshe kryeministri në detyrë Albin Kurti, fillimisht ka vendosur reciprocitetin tregtar, e më pas ka paralajmëruar atë ekonomik e politik.