Dogana e Kosovës deri në mars të 2019 arriti t’i mbledh 295 milionë euro, ndërsa periudha e njëjtë e vitit 2020, Dogana inkasoi 23 milionë euro më pak. E shkak për këtë, po del të jetë pandemia COVID-19.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se kjo rënie është momentale, duke thënë se me normalizimin e situatës edhe ekonomia do të funksionojë.
“Të hyrat jo vetëm në aspektin për shkak të ndikimit të pandemisë që normalisht është njëri prej faktorëve por për shkak edhe të uljes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare ka ndikuar direkt në ulje të hyrave. Dua t’ju them se nëse vitin e kaluar kemi pas të hyra 319 milionë euro, derisa sot kemi 295 milionë, pra ka një ulje rreth 20 milionë më pak dhe nëse përkthehet në përqindje, ajo është 5-7 për qind”.
“Pra kjo rënie duhet të jetë vetëm momentale për shkak se presim që me normalizimin e situatës edhe ekonomia të funksionojë, dhe kur funksionon ekonomia, ne besojmë se do të rikthehemi në parametrat normal të të hyrave”, thotë ai në një intervistë për Ekonomia Online.
“Besoj se një apo dy muaj mund të rikthehemi dhe të tejkalojmë vitin e kaluar në aspektin e mbledhjes së të hyrave. Por kjo mbetët të shihet pasi që kjo është vetëm parashikim.
Ulje nga pandemia patën edhe porositë online. Në dy javët e para sipas Stavilecit pandemia ndikoi me ulje prej 30 për qind, ndërsa gjatë vazhdimit të pandemisë kjo ulje shkoi deri në 50 për qind numri i porosive.
“Te porositë online, përveç që ka një ulje të porosive për shkak të pandemisë që filloj në Kinë, dhe kjo automatikisht reflektoj në uljen e porosive. Në dy javët e para reflektoj me ulje prej 30 për qind, ndërsa gjatë vazhdimit të pandemisë kjo u rrit deri në 50 për qind numri i porosive”.
“Jo vetëm në Kosovë që porositë online po vonohen për shkak se po punohet me orare të shkurtuara dhe me më pa njerëz dhe për këtë arsye vijmë deri tek vonesat e ndryshme”, thotë ai.
Stavileci ka thënë se gjithë ata që i kompletojnë të gjitha dokumentacionin, mund t’i tërheqin blerjet e tyre online.