• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Këshilltari i Kurtit blen telefon me paratë e taksapaguesve ( dokument)

28/04/2020 - 17:15:46
Këshilltari i Kurtit blen telefon me paratë e taksapaguesve ( dokument)

Rreth 400 euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për ta furnizuar me telefon mobil një prej këshilltarëve politik të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Por, se për cilin këshilltar është blerë ky telefon, ende nuk po dihet,

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë vetëm se kërkesa për këtë telefon është bërë nga njëri nga këshilltarët politik të Kurtit, pa treguar emrin e tij.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
20
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

“Sipas kërkesës së paraqitur për një telefon dore nga njëri nga këshilltarët politik të Kryeministrit, bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.04/2008 për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) dhe në përputhje me procedurat ligjore që derivojnë nga Ligji për Prokurim Publik,
Zyra e Kryeministrit ka zhvilluar një tender për furnizim për një telefon dore (mobil)”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka treguar se kërkesa për pajisje me telefon është realizuar para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë, i cili pezullon të drejtën dhe praktikën e pajisjes së këshilltarëve politik me telefon dore.

“Ju njoftojmë se kërkesa për pajisje me telefon mobil është realizuar para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë nr. 01/23 të dates 08.04.2020. Ky vendim hyn në fuqi nga data 01.05.2020, parasheh shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës – institucionet e përkohshme vetëqeverisjes nr.05/3 të datës 22.01.2008 dhe pezullimin e neneve 2, 3, 4, 5, 6, 7, dhe nenit 8 të udhëzimit Administrativ nr. 04/2008 për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) i cili parasheh të drejtën për pajisje me telefon dore (mobil) të këshilltarëve politik.
Pra me vendimin nr. 01/23 të dates 08.04.2020 i cili hyn në fuqi më 01.05.2020 pezullon të drejtën dhe praktikën tashmë 12 vjeçare të pajisjes së këshilltarëve politik me telefon dore”, ka sqaruar Kryeziu.

Ndryshe, në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është bërë e ditur se furnizimin do ta bëj “Mobi Gega”.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me operatorin ekonomik për të marrë vesh llojin e telefonit që është blerë. Nga “Mobi Gega” kanë treguar se ZKM’ja është furnizuar me një “Samsung A51”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 370 euro.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
20
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
26
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
12
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
9
Next Post
“Në qershor plazhet në shqiperi do të jenë të hapura”

“Në qershor plazhet në shqiperi do të jenë të hapura”

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi