Filozofi Blerim Latifi ka theksuar se lideri i Vetëvendosjes është komunist.
“Albin Kurti është komunist. Nuk është homofobist”, ka theksuar Latifi në T7.
Ai ka theksuar se arsye e rënies së Qeverisë Kurti lidhet me përplasjet me Amerikën.
Sipas tij, edhe Qeverinë Haradinaj e kishte rrëzuar Amerika, për shkak të taksës.
Latifi ndër të tjera ka thënë seLëvizja Vetëvendosje, e cila njihet për kundërshtimet e saj ndaj kompanive të ‘Devolli Group’, pas ardhjes në pushtet ka tentuar të afrohet me këtë parti.
“Shumë parti, njësoj edhe Vetëvendosje, sapo kanë ardhur në pushtet kanë shikuar si të krijojnë lidhje me bizneset, në këtë rast edhe me Devollët”, ka thënë Latifi.